“Protesta pro krerëve të UÇK, e suksesshme”, Elvis Hoxha: Njëanësia e Gjykatës Speciale është makabre! Ja çfarë paralajmëroi Kurti në 2015-ën në Kuvend

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24.

Së pari zoti Hoxha foli në lidhje me protestën e mbajtur pasditen e djeshme në Tiranë në mbështetje te krerëve të UÇK që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, ku vlerësoi se arriti qëllimin e saj.

“Protesta ishte shumë e madhe, e konsideroj protestë të suksesshme. Nuk kam çfarë i shtoj deklaratës së VV. Protesta kreu funksionin e saj aq më mirë që ishte mbarë popullore, mbarë shoqërore, u mbajt në Tiranë, mësim ky i përshpejtuar edhe për çështjet këtu në Tiranë se zakonisht shoqëria e Shqipërisë nuk i njeh mirë problematikat e Kosovës, çka krijon edhe efekte negative, të folura të hapërdara”, tha ai.

Hoxha u shpreh se mosnjohja e saktë e situatave dhe të vërtetave në Kosovë, çon në një perceptim të gabuar nga ana e shoqërisë shqiptare mbi gjithçka që po ndodh me Gykatën Speciale dhe jo vetëm.

Ai u shpreh se Vetëvendosja dhe kryeministri Albin Kurti kanë paralajmëruar që në 2015 kur kjo gjykatë u krijua, se çfarë do të ndodhte. Ndërsa ka sqaruar dhe faktin që perceptimi se Parlamenti i Kosovës mundet që me një vendim të “shkarkojë’ Gjykatën Speciale është i gabuar. Sipas tij, për një hap të tillë duhet të arrihet dakordësia e shumicës së pakicës në Kuvend.

“Kam parasysh psh që kur themi Gjykata Speciale të shkarkohet në Parlament.
Nëse do kishim nisur të reflektonim progresivisht mbi gabimin e bërë, do të kishim zgjeruar territorin e veprimit. Por cili ka qenë reagimi I atyre që e mbështetën këtë gjykatë? Më i keqi ishte “ju të LVV po mbani Gjykatën Speciale”. Nëpër tubime në Kosovë thuhej një frazë tronditëse, një nga deputetët e PDK, thoshte “Nëse nuk fiton Kurti, lirohet Hashim Thaçi”. Nuk di çfarë lidhje ka në këtë punë. Fraza më e mirë ndër të këqija ka qenë e ardhur nga eksponentë të PDK: Bëmë gabim sepse besuam shumë ndërkombëtarët. Të dyja këto fraza fshehin diskutimin e problemit.

Njëanësia e Gjykatës është makabre. U tha për herë të parë në 2015 në Kuvend kur Kurti tha se nëse ekziston kjo gjykatë do të thuhet: Ja çfarë janë të aftë të bëjnë shqiptarët për krime. Ata që ishin pro gjykatës, e hoqën pjesën e parë dhe thanë, Kurti tha: Ja çfarë krimesh janë të aftë të bëjnë shqiptarët.

LVV paralajmëroi çdo gjë, do të jetë jashtë Kosovës, provat do të vijnë nga Serbia.
Ka ardhur puna që gjykata akuzon për veprime që janë bërë nga paramilitarët. Paramilitari është i armatosur. Gjyqtari sillet si prokuror. Dëmet janë të papara. Problemi është si ta sanosh këtë dëm pa krijuar të tjerë.
Ndaj duhej një sipër marrje shumë e gjerë. Protesta është një gjë, shpreh entuziamin popullor kundër kësaj. Por ajo që nuk po i ikim dot janë korridoret, ne duam t’i zgjidhim gjërat nëpër korridore, gjë që solli pikërisht edhe gjykatën.
Si VV kemi parime, nëse do i futesh asaj pune duhet të krijuar situatat e mira që ta bësh të mundshme. Të niset puna për të ngritur padi për gjenocidin serb, të ndërtosh institutin e krimeve dhe institutin e dëmeve ekonomike që ka shkaktuar Serbia, këto janë bërë në këto 4 vite por nuk thuhen”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×