Sali Berisha-Hashim Thaçi, Hasan Prishtina-Ahmet Zogu/ Milo për përplasjen Rama-Kurti: Gjithmonë liderët e dy vendeve kanë pasur rivalitet, deri në asgjësim

Historiani, Paskal Milo, i ftuar në intervistë në emisionin “Kjo Javë” theksoi se përplasje midis liderëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ka pasur që nga pavarësia 1912 dhe deri më sot.

Ai tha se përplasja Rama-Kurti është më e hapur se të gjitha të tjera dhe sipas tij, është shumë e dëmshme për imazhin e Shqipërisë.

“Nuk shërbejnë fare janë të dëmshme, nuk duhen të ndodhin. Të dyja palët duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve të tyre personale dhe t’i reflektojnë në marrëdhëniet midis dy shteteve. Është e pafalshme, nuk prodhon asgjë pozitive, ngre tensione. Dëmton imazhet e shqiptarëve edhe përkundrejt komuniteti ndërkombëtar.

Përgjegjësinë e kanë të dy sepse të dy kanë përvojë dhe kulturë që të shmangin përleshjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Patjetër që ka kaluar në nivel personale. Nuk është një konflikt për alternativa. Po është një konflikt i dy personaliteteve që kanë ambicie personale, për tu shfaqur në rrafsh rajonal si liderë. Dhe natyrisht që kjo krijon rivalitetet.

Që për mendimin tim janë të padobishme. Nuk i vlejnë dhe reflektojnë edhe një ndjesi të vjetër që ka ekzistuar midis Kosovës dhe Shqipërisë. Nga momenti që Shqipëria u shpall e pavarur në 1912. Unë them që ka pasur rivalitet në shkallë më të ulët midis Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës. Ka pasur rivalitet të egër deri në asgjësim midis Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut.

Periudha e komunizmit nuk e ka pasur një shfaqje të tillë për shkak të rrethanave dhe ndarjes që u bë midis dy vendeve. Pati shkëmbime, akuza që ishin politike por ishin në distancë. Pas viteve ’90 u rishfaq ky lloj rivalitet midis liderëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës. U shfaq pakënaqësi të ndërsjellë midis udhëheqësve të PS në ’97 me Ibrahim Rrugovën, siç pati me Sali Berishën dhe Thaçit për të ardhur tek kjo përplasja që është bërë më e dukshme midis Ramës dhe Kurtit.”, tha Milo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×