“Der Klassiker” i takon Bayernit. Bavarezët kanë mundur 2-1 Dortmundin, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën.
Pjesa e parë u vendos nga goli i Harry Kane, në minutën e 22-të. Olise dyfishoi shifrat në të 79-tën.
Brandt shkurtoi diferencën 6 minuta nga fundi, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i njëjtë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.
Ekipi i Kompany kryeson kampionatin me 21 pikë, ndërsa të besuarit e Kovac janë në vendin e katërt me 14 pikë.
BalkanWeb