Inter del me tre pikë nga transferta e Olimpicos, me zikaltërit që mposhtën 0-1 Romën, në një sfidë emocionuese
Bonny ndezi shumë shpejt festën mysafire, që në minutën e gjashtë, me një gol mjaft të bukur. Në pjesën e dytë, vendasit u përpoqën që të reagojnë duke krijuar disa raste të pastra shënimi, që gjithsesi nuk u përkthyen në gol.
Të besuarit e Chivu renditen në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa Roma. Serie A ka në program të dielën ndeshje mjaft interesante.
BalkanWeb