SPAK ka zhvilluar kontrolle ndaj administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme.
BalkanWeb