“Ngjarjet kriminiale, refren në Sarandë”, Deputetja e PD: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh se ngjarjet kriminale që po ndodhin në qytetin e Sarandës, po rrezikojnë jetën e banorëve dhe po krijojnë një gjendje pasigurie për komunitetin.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Zhupa ka apeluar që policia të ndërhyjë menjëherë, të monitorojë terrenin dhe të marrë masa proaktive për të parandaluar krimet, jo vetëm për të reaguar pas kryerjes së tyre.

“Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë.
Të vër në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës.

Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararendëse e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur”, tha ajo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×