VIDEO/ Tjetër gol, Grishpi realizon me Astanën

Nazmi Gripshi ka shënuar golin e radhës për Astanën në Kazakistan. Fantazisti i Kombëtares shqiptare shënoi golin e katërt për Astanën në pjesën e parë, që e mbylli me avantazh 4-2 ndaj Aktobes.

Gripshi është specialist për penalltitë dhe pikërisht nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk ka gabuar. Ky ishte goli numër 16 për të në kampionat, ndërsa po shkon drejt “Këpucës së Artë”. Deri tani janë luajtur 25 javë, teksa Gripshi po ashtu ka asistuar 6 gola.

Gripshi u ftua nga Silvinjo në Kombëtare për ndeshjet e muajit tetor. Debutimi për të erdhi në pjesën e dytë të miqësores ndaj Jordanisë.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×