Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Asani: Nuk ka situatë të tensionuar etnike, BDI e ka popullarizuar këtë temë

Gazetari, Jasir Asani, në një lidhje direkte në News 24, theksoi se në Maqedoninë Veriut nuk ka një situatë të tensionuar etnike.

Sipas tij, këtë frymë e ka ushqyer BDI e udhëhequr nga Ali Ahmeti.

“Në rastin se flasim për një situatë të tensionuar etnike, është popullarizuar si temë diskutimi nga koalicioni për të ardhmen dhe BDI. Edhe pse ishim në fushatë zgjedhore lokale gati në çdo tubim partiak që grumbullonin. Ata prezantonin sikur të ishin ne zgjedhje nacionale dhe të përgjithshme. Unë mendoj narrativa që në Maqedoni ka probleme etnike nuk është e vërtetë.

Pasi për 15 muaj koalicioni Vlen që e keni pjesë të qeverisë aktuale me VMRO-DPMNE. Nuk kemi asnjë rast korrupsioni vrasjeje. Temat që ludhen me entitetin dhe legjitimitetin, që i kanë promovuar që suksesi i tyre në këto zgjedhje të bazohen në etnitet. VMRO-DPMNE është parti që garon në komuna me shumica shqiptare me palën maqedone.”, tha Asani.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×