Zgjedhjet në RMV/ Analisti: Rezultati ndikon në nivel qëndron, tensionet më të larta janë në komunën e Çairit

Analisti, Naim Iljazi, në një intervistë në News 24, tha se zgjedhjet vendore ditën e sotme në RMV, ndikojnë në nivel qëndror, pasi sipas tij, nëse pozita nuk merr shumicën e komunave, humb legjitimitetin dhe çon në zgjedhjet të parakohshme.

Ai tha se përballja më e fortë është në komunën e Çairit, ku sipas tij, ka pasur më shumë tensione se në qytetet e tjera.

“Tek ne rezultatet dalin më shpejt se në Shqipëri dhe Kosovë, dhe për rreth tre orë do të dimë se kujt i takojnë komunat. Mbetet për tu parë pikë referimi është komuna e Çairi. Mbetet për tu parë se kush nga dy kandidatët që janë do e fitojë këtë.

Procesi ka qenë demokratik, në Çairit ka pasur më shumë tensione nga vendet e tjera . U raportuan disa incidente, por jo ndonjë vepër e madhe si vjedhje apo të tjera. Më shumë ka pasur presion, dhe jo fyerja apo blerje vote.

Në qytete të ndryshme ka pasur ngritje dhe ulje. Për sa i përket komunës së Çairit, ka qenë me ngritjen më të madhe të pjesëmarrjes. r Në këto zgjedhje kundrejt 6 subjekteve, kemi pasur vetëm dy. Nuk ka pasur humbje të peshës së votës. Mendoj se për herë të parë në këto zgjedhje organizohen në dy blloqe. Shpresoj që në të ardhmen në nivel qëndror të shkojë në dy blloqe dhe mos humbasë vota shqiptare dhe mos dëmtohet asnjë deputet.

Qytetarët nuk janë të polarizuar duhet të bëjnë zgjedhjen mes dy. Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe nivel qëndror, për arsye se subjekti që është në pozitë humb komunat rurale, qytetet kryesore ka humbur dhe atë të legjitimitetin në qeveri.”, tha Iljazi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×