Zjarri në banesë/ Nëna dhe djali humbën jetën, bashkia e Maliqit merr përsipër shpenzimet

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar pas tragjedisë me zjarrin në një banesë që për pasojë i mori jetën dy personave.

Topçiu shprehu solidaritet të plotë ndaj famlijes Hazisllari. Ai u zotua se Bashkia Maliq do të mbulojë të gjitha shpenzimet.

“Ngjarje e rëndë në Maliq. Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë.

Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë nga tymi në ambientet e baneses të tyre, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira.
Ngushëllime të ndjera!”, shkroi Topçiu.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×