Shtetasi shqiptar Altin Sinomati, i cili besohet të jetë nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, i vrarë më 20 shtator 2020, në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës, u arrestua në Abu Dhabi nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Arrestimi ndodhi në lidhje me kërkimin ndërkombëtar për të arratisurin, i ashtuquajturi Njoftim i Kuq, i kërkuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Romës.
Sinomati akuzohet se ka ka dhwnw urdhrin për urdhërimin e eliminimit të Shehaj nga Raul Esteban Calderon (i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t), duke i dorëzuar fizikisht atij shumën prej 150,000 eurosh si kompensim për ekzekutimin.
Për krimin në fjalë, Calderon si autor dhe Giuseppe Molisso si bashkëpunëtor janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në shkallën e parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.
Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet sepse besohej se ishte pjesë e një prej kanaleve kryesore të furnizimit me kokainë të organizatës që vepronte në Romë dhe drejtohej nga Molisso dhe Leandro Bennato, e cila u shpërbë nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Romës në një operacion të kryer më 18 mars 2025.
Gjatë ekzekutimit të operacionit, i cili ndodhi menjëherë pas arrestimit të Calderon për vrasjen e Shehaj, Sinomati i kishte shpëtuar kapjes sepse, me sa duket, kishte frikë se mos ishte shënjestra e veprimit hetimor të koordinuar nga zyra e prokurorit të Romës dhe e kishte zhvendosur bazën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
BalkanWeb