“Administrata mori formularë nga patronazhistët për zgjedhje”, Strazimiri ‘përplaset’ me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil te ‘Ligjet’. Manja: Raporti paraprak i OSBE

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve. Gjatë diskutimit në komision, demokrati Gent Strazimiri pyeti Pranvera Strakoshën, nëse kishte dijeni për një formular që kishte shkuar në administratë, ku detyroheshin që të shënojnë emrat e familjarëve për zgjedhjet, problematikë sipas tij e ngritur dhe në raportin e OSBE-ODHIR. Ajo tha se nuk ishte në dijeni të një formulari të tillë.

DEBATI
Gent Strazimiri:
Ju rezulton ndonjë rast, qoftë dhe një, që mbase drejtuesi i një institucioni abuzon me ristrukturimin. Nga një herë i quajnë ndryshe. A ju rezulton që megjithëse është martë vendimi të kthehet në punë, vendi i punës ekziston, por emri është riformatuar dhe padashje se di drejtuesi.

Strakosha:
Nuk mund ta ndajë nëse ka qenë në ndonjë rast i tillë në 134 raste. S’di të të them tamam.
Strazimiri: Nëse keni pasur një rast të vetëm, do e kishit mbajtur mend. A keni pasur që në mënyrë të përsëritur në Administratë janë shpërndarë formularë, ku ishin të detyruar që të plotësonin familjarë të tyre nga patronazhistë.
Strakosha: Nuk kam dijeni për këto formularë që janë shpërndarë. As me email, apo as dorazi.
Strazimiri: A ka një rast nga këto 16 monitorët që paguani për të dalë dhe për të monitoruar situatën, dhe një prej këtyre punonjësve merr pjesë në takime elektorale. Punonjës i administratës publike që ka marrë pjesë në takimet e opozitës?!
Strakosha: Nëse kanë marrë pjesë, në çfarë takimi, në orar të punës, nuk kemi dijeni. S’kemi asnjë raportim. Se çfarë bëjnë pas pune, atë se dimë, se nuk i njohur për fytyrë.

Strazimri: Patronazhistët ishin pjesë e administratës. Ata ndikonin për votën. Kështu thotë raporti i OHDIR.
Manja: Raporti paraprak
Strazimir: Po po, se shpresoni që mos të jetë te ai përfundimtari. E keni lexuar ju këtë gjë?
Strakosha: Ne nuk vëzhgojmë zgjedhjet, por ne monitorojmë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar. Nga ta di unë, ju më keni njoftuar?
Strazimiri: komisionerja s’e ka dëgjuar. 70 e ca mijë, punonjës të administratës thonë; na e kanë sjell këtë formular. Por s’mund të thuash që; isha me OSBE-OHDIR, por s’dija gjë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×