Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka debatuar në Komisionin e Ligjeve me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.
Ai ka deklaruar se administrata shtetërore është kthyer në çerdhe për patronazhistët dhe të inkriminuarit.
“Politizimi i administratës dhe punësimet e paligjshme e kanë shkatërruar shtetin. Fryrja e paligjshme dhe politike e administratës shtetërore, që po shkatërron buxhetin e shtetit, llogaridhënien dhe transparencën, është dështim i punës tuaj. Ju keni dështuar, në raport me çlirimin e administratës nga kontaminimi politik”, tha ai.
Blushi evidentoi se popullsia në Shqipëri po rrudhet nga viti në vit.
“1.5 milionë shqiptarë janë larguar. Si shpjegohet që Shqipëria shpopullohet, ndërsa administrata shtohet? Vetëm në vitin 2024 janë bërë 3900 punësime të reja sipas INSTAT. Sa është numri i rritjes së punonjësve të Shërbimit Civil në raport me vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet me premtimin për një administratë të vogël dhe efikase, por që sot rezulton e tejfryrë? Administrata shtetërore e kthyer në një çerdhe patronazhistësh, fenomen i denoncuar nga institucione dhe raporte ndërkombëtare. Çfarë ndodh me punonjësit e Shërbimit Civil, të cilët fitojnë gjyqin dhe nuk rikthehen në punë? Po me titullarët e këtyre institucioneve që kanë shkelur ligjin?
A mendoni se ristrukturimi është një taktikë për të pushuar njerëz nga puna?
Raporti juaj vetëm me shifra, jo me fakte. 243 emërime në kundërshtim me ligjin në ministri dhe 1007 pozicione pune në kundërshtim me ligjin në administratën vendore.
Sa është fatura që paguajnë sot shqiptarët për një vend pune, ku paguhet edhe zyrtari i shkarkuar edhe zyrtari që është emëruar në shkelje të ligjit?”, tha ai.
BalkanWeb