“Dy fëmijët ishin jashtë, ndërsa nëna e pajetë…”/ Tragjedia në Korçë, shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq: Zjarri u shkaktua nga…

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Korçë, ku nëna dhe një i mitur humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërsa u lëndua dhe vajza e mitur vetëm 6 vjeç.

Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq ka deklaruar se në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje nuk kishte zjarr brenda banesës, ndërsa fëmijët ishin jashtë.

Ai ka zbuluar se nënën e kanë gjetur të pajetë në derën e kuzhinës.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13.30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për 1 minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë. Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepëse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×