Suedia largoi trajnerin Tomasson pas humbjes ndaj Kosovës, ndërsa këtë të hënë zyrtarizoi menjëherë pasuesin.
Në pankinën suedeze u ul tekniku i njohur, Graham Potter.
“Ndihem shumë i përulur për këtë detyrë, por edhe i frymëzuar! Suedia ka lojtarë fantastikë që performojnë në ligat më të mira çdo javë.
Detyra ime do të jetë të krijoj kushtet në mënyrë që ne si ekip të japim më të mirën për ta çuar Suedinë në Kupën e Botës verën e ardhshme”, tha Potter pas marrjes së detyrës.
BalkanWeb