Ish-ministri i jashtëm, Edmond Panariti, gjatë diskutimi për pasojat e rezolutës për njohjen e genocidit serb, u shpreh se politika shqiptare bëri autogol duke mos e votuar, pasi kështu u dha mundësi mediave serbe t’i bëjnë jehonë këtij lajmi.
Kjo sipas Panaritit, dobëson kauzën e UÇK-së.
I pyetur për qëndrimin që mbajti mazhoranca një ditë më pas, duke marrë pjesë në protestën për UÇK, Panariti e quajti si një tentativë për ta amortizuar efektin negative.
“Ishte një turp për politikën shqiptare të mos e kalonte rezolutën. Aq më tepër se jemi në prag të zhvillimeve të rëndësishme. Të dyja palët duhet të kenë të gjitha dokumentacionet”, tha Panariti.
Edmond Panariti: Nuk shikoj asnjë lloj diferencimi mes tragjedisë së Srebrenicës në Bosnjë dhe Kosovës, të dyja i kanë të plota kushtet. Ndaj politika shqiptare bëri autogol duke mos e votuar, dhe duke mos u shprehur në fakt foli. Këtë e kapën mediat serbe, kjo dobësoi kauzën e UÇK-së.
Dalja e mazhorancës në shesh në protestën për UÇK, u bë për ta amortizuar efektin negativ, ishte një turp për politikën shqiptare të mos e kalonte rezolutën. Aq më tepër se jemi në prag të zhvillimeve të rëndësishme. Të dyja palët duhet të kenë të gjitha dokumentacionet.
Vërtet ata dolën në shesh, ishte protestë simbolike, por duke e injoruar rezolutën, duke mos e votuar ti fole.
Kjo kanalizon tezën që nuk ka qenë një dramë sa e perceptojnë, dhe kjo sjell atë që po ndodh me 2 dhomat Speciale në Hagë, që nuk po hetohen masakrat serbe, por UÇK po trajtohet si luftë civile e shqiptarëve mes njëri tjetrit për pushtet dhe është ushqyer dhe nga politika shqiptare që në momente kritike nuk ka kapur thelbin e problemit, dhe më pas u tentua të kundërbalancohej me dicka simbolike.
BalkanWeb