“Kompani iraniane donin të investonin duke u kamufluar me…”, Kulluri: Ja dy ministrat afër Ramës që “fluturuan” nga qeveria

Analisti politik Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka deklaruar se në vitin 2018, dy ministra u larguan nga kabineti i Edi Ramës, ndërkohë që ka pasur tentativa për investime nga kompani iraniane në Shqipëri.

Sipas Kullurit, bëhej fjalë për kompani iraniane të kamufluara me banka perëndimore, të cilat kishin interes të hynin në sektorin e prodhimit të energjisë fotovoltaike në Shqipëri.

“Janë larguar dy figura afër Edi Ramës kur ka pasur tentativa të futen investime nga kompani iraniane të kamufluara me banka perëndimore në fushën e prodhimit të energjisë fotovoltaike,” deklaroi Kulluri.

Ai shtoi se ministri i Financave dhe ministri i Ekonomisë ishin shkarkuar në atë kohë, ndërsa nuk zbuloi përfshirjen apo rolin e tyre në këto sipërmarrje.

“Dy ministra kanë fluturuar nga qeveria e Edi Ramës në vitin 2018… Ka dhe gjëra më të rënda se kaq,” përfundoi ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×