Kosova i shkarkoi Tomasson, Suedia zgjedh trajnerin e ri, mund të qëndrojë në stol vetëm 2 ndeshje

Dy humbjet e pësuara ndaj Kosovës i kushton stolin Jon Dahl Tomasson, por përfaqësuesja e Suedisë nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Me anë të një deklarate për mediat, Federata Suedeze e Futbollit, bëri me dije se trajneri i ri do të jetë Graham Potter.

Ish trajneri i Chelsea-t ka firmos një kontratë të vlefshme deri në fund të kualifikueseve, që mund të zgjasë vetëm dy ndeshje, nëse nuk kapin fazën “play-off”, që për momentin duket e vështirë.  Në rast se Suedia arrin të kualifikohet në “play-off”, dhe më pas në Botërorin FIFA2026 atëherë Potter do t’i rinovohet automatikisht kontrata.

Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit në Grupin K në kuotën e 1 pikëve, 6 më pak se Kosova e vendit të dytë.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×