“Ndryshimi i aksionerëve pa miratim te aeroporti i Vlorës, shqetësues”, Kulluri: Balluku ka përgjegjësi direkte!

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, në lidhje me problematikat e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar procesin si të paqartë dhe me mungesë transparence.

Kulluri theksoi se ndryshimet e aksionerëve në një konsorcium koncesionar nuk mund të bëhen pa miratimin e Ministrisë së Ekonomisë, duke kritikuar qasjen e ndjekur nga autoritetet.

“Nuk mund të vijë një kompani sot që shet fara luledielli të ndërtojë një park eolik. Një kompani që futet të marrë një tender duhet të ketë eksperiencë në shërbime të ngjashme ose të njëjta, që të shërbejë si garanci për veprën,” deklaroi ai.

Sipas Kullurit, kompania turke që ishte pjesë e konsorciumit kishte një rol kyç teknik, dhe tërheqja e saj lë boshllëk serioz për pjesën e ndërtimit.

“Kur është dhënë koncesioni ka një aspekt financiar dhe teknik. Kompania turke ishte në rolin e aspektit teknik, problemi është kush e ndërton këtë gjënë,” shtoi ai.

Kulluri akuzoi ministren Belinda Balluku për mungesë reagimi dhe mosveprim institucional.

“Ka përgjegjësi qeveria këtu, ka përgjegjësi Balluku që është ministri i linjës. Pse nuk është zëvendësuar ky aksioner me një aksioner të ngjashëm? Kur ndryshon aksioneri, duhet të marrë miratimin e ministrisë!” përfundoi Kulluri.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×