Kryeministri Edi Rama nuk i shmangu batutat në mbyllje të fjalimit të tij nga aktiviteti për Komisionin e Venecias dhe 30 vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe këtij institucioni.
Ai bëri vlerësime për Gianni Buquiçhio-n.
“E kam të pamundur mos ta mbyll me një falënderim për Gianni Buquiçhio-n. Ai ka një durim që merr një tipar heroik, kur të mendosh që Gianni është italian. Kjo tregon se sa shumë nevojë ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët, edhe pse je vetë italian. Nuk je pjesë e një kombi që shquhet për durim. Për atë durim dhe përpjektë e tua për të lundruar në dallgët e politikës shqiptare, për të gjetur pikën e ekuilibrit mes shumë ekstremeve që të është dashur të ballafaqohesh dhe shumë mendime kundra që të është dashur të dëgjosh, të jam mirënjohjesh. Nëse Shqipëria nuk të dedikon një monument, dhe më mirë mos ta dedikojë, pasi nuk kemi raport afatgjata, ti meriton një monument në të gjithë kujtesën e atyre që punuan për Komisionin e Venecias. Faleminderit!”, tha Rama.
BalkanWeb