Nga debatet në Kuvend, te përjashtimi i Bardhit/ Agim Baçi: Demokracia s’është çështje numrash, por bashkëjetese! PS, arrogante!

“Demokracia nuk është çështje numrash, por bashkëjetese.”. Kështu i komentoi debatet në Kuvend analisti analisti Agim Baçi.

Ky i fundit përballë moderatores Ola Bruko në programin e drekës në News24, pohoi se ai sheh një qeveri arrogante që po i heq të drejtën e fjalës opozitës për të bërë pyetjet e saj.

“Rama duhet të jepte shpjegime për qeverinë, programin duhej ta sqaronte para shqiptarëve. Demokracia nuk është çështje numrash, por bashkëjetese. Unë ajo që kam parë, është arrogancë e madhe e qeverisë, padurim për të dëgjuar pyetje nga opozita. Këtë punë ka opozita. Ku do t’i marrim vesh të gjitha çfarë ndodh? Në Parlament. Nëse s’ka seanca normale, do të mohohet fjala e opozitës. Opozita, edhe në bazë të numrave që ka, duhet të jetë aty. Regjimi nuk shembet me fjalime, por me aksione. Duhet të bëhesh njësh me qytetarët. Duhet aleancë e madhe me qytetarët.”, tha Baçi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×