Një “makineri” golash, a duhet rinovuar kontrata e Harry Kane me Bayern?

Bayerni i Mynihut nuk ka rival as këtë sezon në Bundsliga. Ose të paktën kjo është përshtypja e krijuar në këto 7 javë të para në kampionatin gjerman. 7 ndeshje 7 fitore, 21 pikë të plota dhe +5 pikë diferenca ndaj vendit të dytë që për momentin mbahet nga Leipzig. Sulmi më i mirë i kampionatit dhe mbrojtja më e mirë. Më mirë se kaq nuk mund të ishte imagjinuar kjo nisje e sezonit për bavarezët e udhëhequr nga Vincent Kompany. Edhe ndaj Dortmund që vinte në një formë mjaft të mirë, Bayern tregoi supremacinë e tij duke mos e vendosur asnjëherë në pikëpeytje rezultatin në favor.

Te goli shkoi sërish për bavarezët Harry Kane. Sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 12 golave duke udhëhequr listën e golashënuesëve në Bundesliga. Pyetja që shtrohet me të drejtë në këto momente në mjedisin sportiv gjerman është: A duhet të rinovohet që tani kontrata e Kane me Bayernin? Kujtojmë që anglezit i skadon kontrata më 2027. Për shumëkënd, kjo është një pyetje retorike, me Lothar Mattheus e shumë analistë të tjerë që mendojnë se drejtuesit bavarezë nuk duhet të humbasin më kohë e të rinovojnë kontratën e Kane që tani, ndërsa thuajse i vetmi aspekt kundër këtij rinovimi, mund të jetë fakti i moshës së Harry Kane.

Kur ti skadojë kontrata më 2027, sulmuesi anglez do të ketë mbushur 34 vjeç. Një moshë relativisht e madhe për një sulmues për të qenë të sigurte se ai do të vijojë të mbajë të njëjtin ritëm të lartë edhe pas kësaj moshe. Gjithsesi kjo çështje mbetet për tu parë. Kane vijon të shënojë rregullisht, ndërsa topi në këtë rast kalon nga ana e drejtueseve të lartë të Bayern.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×