Njohja e genocidit serb në Kosovë, analisti: Ka një lojë mes PD e PS, në dilemë dhe Kurti, ja pse duhej të votohej

Analisti  Ermal Hasimja e ka cilësuar një lojë politike mes dy forcave të mëdha politike, rezolutën e sjellë në Kuvend nga PD për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Sipas tij, refuzimi për tu votuar nga mazhoranca lidhet me interesat e së majtës për të “mos hedhur në erë” ujërat me Serbinë, të cilën e konsiderojnë partnere në Ballkan.

Por nga ana tjetër, analisti Hasimja tha se edhe PD me mënyrën si e solli në Kuvend, e dinte që PS nuk do ta votonte.

“Loja ka qenë që ne po ju vëmë juve para detyrimit, një rezolutë që e dimë se sdo e votoni dhe ne dalim pak më shumë patriotë se ju”, tha Ermal Hasimja në Log.

Ermal Hasimja: Ngurrim i së majtës në pushtet për të mos i hedhur në erë ujërat me Serbinë, të cilën e konsideron si partnere në Ballkan.

Edhe PD ka patur mundësi të bëjë shumë gjëra, janë miratuar rezoluta të këtij lloji. Ka një gjë për të qenë të ndershëm dhe me të majtën.

Kur ti do që të realizohet një rezolutë, zakonisht diskutohen në parlament, sillet një rezolutë e përbashkët, konsiderohet me autorësi të përbashkët dhe miratohet.

Loja ka qenë që ne po ju vëmë juve para detyrimit, një rezolutë që e dimë se sdo e votoni dhe ne dalim pak më shumë patriotë se ju.

Meraku që ka patur shumica për të mos krijuar ndonjë lloj reagimi nga bashkësia ndërkombëtare, përpiqet ta relativizojë situatën duke e paraqitur konflikt midis 2 palëve ndërkohë ne e dimë që ajo që ndodhi në Kosovë ishte sulm, genocide. Edhe në Kosovë kanë patur të njëjtën dilemë, e ka dhe Albin Kurti por PS duhet ta sqaronte dhe jo me mbyllje goje, jo të heshte.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×