“Nuk i kuptoj ata që bëjnë karrierë në PD dhe refuzojnë kandidimin në Tiranë”, Agim Baçi: Opozita duhet të dilte me emër politik

Analisti Agim Baçi shprehet se PD dhe partitë opozita duhet të kishin dalë me një kandidat politik në Bashkinë e Tiranës dhe emri duhet të ishte prezantuar një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt.

Në programin e drekës, në Neës24 me Ola Bruko, Baçi tha se është absurde të bësh karrierë në PD dhe nga ana tjetër të refuzosh garën elektorale për bashkinë më të madhe të vendit.

“Opozita duhet të kishte kandidatin politik që në 11 shkurt, në 10 shkurt u arrestua Veliaj. Ishte e papërgatitur. Për mu duhej një kandidat tërësisht politik”, tha ai.

Agim Baçi: Opozita duhet të kishte kandidatin politik që në 11 shkurt, në 10 shkurt u arrestua Veliaj. Ishte e papërgatitur. Për mu duhej një kandidat tërësisht politik. Nëse fiton Binaj, i kujt është? Se po nuk fitoi do thonë nuk është i yni, por dështoi shoqëria civile. Opozita nuk duhet ta anashkalonte këtë proces. Mendoj se një forcë politike duhet të jetë serioze. Nuk i kuptoj ata që janë në karrierë dhe refuzojnë kandidimin për Tiranën se kanë frikë se humbin. Por në politikë nuk ka vetëm fitore, në politikë do garosh. Refuzimin nuk e kuptoj dot, ka një pikëpyetje shumë të madhe, kishte hezitim për disa ditë me radhë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×