“Pranvera Strakosha, e ëma e Amant Josifit”, Kalaja: Po të isha në komision do ta pyesja “ku është yt bir, që grabiti 2.4 miliardë euro?”

Kryetarja e Gjykatës në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, gjatë raportimit të saj në një nga komisionet parlamentare.

Kalaja shkruan se, nëse do të ishte e pranishme në seancë, pyetja e saj për Strakoshën do të ishte direkte dhe e drejtpërdrejtë: “A di gjë ku është yt bir, Amant Josifi, që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europianë?”

Sipas saj, kjo pyetje nuk do të bëhej për qëllime politike, por “thjesht për t’i ardhur në ndihmë Interpolit dhe narko-policisë”.

Kalaja shkon edhe më tej në akuzat e saj, duke risjellë në vëmendje një episod të së kaluarës, kur sipas saj, vetë Komisionerja Strakosha ka qenë e shpallur në kërkim dhe e dënuar për çështje që lidhen me trafikimin e fëmijëve, bashkë me një person tjetër, të identifikuar si nëna e “Oltës Strategjike”, ku i biri i Strakoshës shërbente si këshilltar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×