Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”.
Në prononcimin e tij për mediat pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, Berisha u shpreh:
Kemi bërë kërkesë pranë KLGJ për konstatimin e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, sepse kur ka marrë detyrën nuk plotësonte kushtet të ishte gjyqtare, pasi kishte një vendim të formës së prerë.
Kushtetuta parashikon se një person i tillë nuk vijon dot funksione publike.
BalkanWeb