VIDEO/ Regi Lushkja jep spektakël në Champions të Azisë, shënon dy gola në 4 minuta përballë Rei Manajt

Liga e Kampioneve të Azisë ka parë sot të luhet një ndeshje mes futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e klubeve të konfederatës në fjalë. Al Sharjah i Rei Manajt dhe Feta Fetait, ishte pritës përballë Traktor ku luan Regi Lushkja. Dhe ky i fundit ka qenë protagonist absolut që në minuta e parë të takimit.

Në minutën e 8 të ndeshjes, Lushkja mori një pasim në zonë dhe me një diagonale të shpejtë, mposhti portierin vendas duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.


 

Vetëm 3 minuta më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, ishte përsëri Lushkja ai i cili gjuajti në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar falë edhe një gabimi të këtij të fundit, për të dyfishuar shifrat.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×