Mjeku Gazment Koduzi i ftuar në Log, ka denoncuar problemet e trajtimit të pacientëve me tumor në Shqipëri, që lidhen me buxhetin e vogël që akordohet prej qeverisë.
Koduzi tha se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria është e fundit sa i takon aksesit në barnat e reja, por teksa qeveria pranon se shëndetësia ka kosto, buxheti vijon të jetë jo i duhuri.
Sipas mjekut Koduzi, rastet e reja me tumor po rriten por mungon funksionimi i indikatorëve të cilët do të siguronin për këtë kategori pacientësh trajtim efikas.
“Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer.
Ka një numër të madh rastesh të reja. Cështja qëndron ku do të diagnostikohet pasi identifikohet, si do të ndiqet, kryerja e terapisë, a është i duhuri”.
Gazment Koduzi: Kur dëgjova që zoti Rama ka emëruar njës specialiste të fushës së onkologjisë, pyeta a është e rastësishme apo e qëllimshme që të sjellë një shkencëtare që të sjellë përvojën nga Italia.
Më ka bërë përshtypje dicka tjetër, që ministrja e shëndetësisë tha në një podcast që shëndetësia kushton. Dhe kur e thua këtë duhet ti japësh buxhetin e duhur shëndetësisë. Jemi të fundit për aksesin ndaj barnave të reja, të fundit për mjekimin.
Shpresoj se më në fund në krye të ministrisë kemi një mjeke.
Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer.
Ka një numër të madh rastesh të reja. Cështja qëndron ku do të diagnostikohet pasi identifikohet, si do të ndiqet, kryerja e terapisë, a është i duhuri.
Vjet ka patur raport të KLSH, për spitalet rajonale. S’ka kostifikim se sa kushton një trajtim i një pacienti të sëmurë me kancer.
BalkanWeb