“30 vite partneritet dhe progres”, Celibashi: Kodi Zgjedhor duhet të zgjidhë fushatën online dhe financimin e partive nga palët e treta

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte sot pjesë e një prej paneleve në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, si financimi i partive politike e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt”, tha Celibashi.

Celibashi ka evidentuar mungesa në Kodin Zgejdhor actual sa ui përket fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh se nuk parashikohet asgjë mbi rrjetet sociale apo fushatës së organizuar online.

Kreu i KQZ është ndalur edhe në mundësin ë e votimit në banesë për personat të cilët e kanë të pamundur të jenë në qendrat e votimit.

“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×