Deputeti Saimir Korreshi në një lidhje me studion e News24, i pyetur për fushatën zgjedhore që po zhvillon në Tiranë kandidati i opozitës, Florian Binaj, tha se nga ana e strukturave të PD ka nisur organizimi i takimeve elektorale në mbështetje të Binajt.
Por, Korreshi tha se nga ana e PD është respektuar strategjia e kandidatit të pavarur që mbështet opozita, për të mos dalë në takime me deputetët dhe krerët e partive.
“Kjo është një zgjedhje individuale e tij. Përderisa këtë ide e “përqafoi” dhe kreu i PD, mesazhi që ka dhënë kryetari ka qenë për gjithë strukturat se do e mbështesim duke e lënë atë në mënyrën si do të bëjë fushatë.
Unë mendoj se Binaj ka qenë prurje e mirë, ka patur entuziazëm, ndoshta janë zgjedhje individuale, nëse je i pavarur je pak i kushtëzuar që të mos i prishësh atij programin”, u shpreh deputeti Korreshi.
Saimir Korreshi: Kryetari i parlamentit ska gjetur kohën për ti dhënë fjalën opozitës në komisione kemi patur hapësirë, ka ndryshuar. Kemi 5 vite që të gjithë organeve kushtetuese ia kemi bërë vetë pyetjen, ne dyshojmë fort se kjo është bërë përt të mos lënë organet e drejtësisë të pyeten nga deputetët.
Kur e thotë një ekstrem i majtë si Sokol Sadushi.
Mendoj dhe gjykoj se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim.
Mendoj se do të ketë një tentativë mbrojtje të reformës, ata e kanë fokusuar gjithmonë se dënimi i krimit, do të ketë ndërhyrje nga SHBA.
Politika ka qenë ndërhyrëse ndaj ndarjes së pushteteve, pushteti i sotëm ka interesin për atë cka po i ndodh, për kryebashkiakë që po hetohen, është problem dhe ky pushtet e lufton pasjen e SPAK në kontroll.
Është zgjedhje individuale, përderisa PD mori vendim ta mbështetëse zotin Binaj.
Ti nuk je në cdo takim që zhvillohet në rang dege, për shkak të intesitetit, sidomos me Tiranën,
Strukturat e PD, degët bëjnë krasitjen dhe zvotimin për të vënë në punë aparatin partiak, ose që I atashohet paralelisht por jo me zotin Binaj, për ta mbështetur.
Kjo është zgjedhje e zotit Binaj, jo cdo herë është e mundur se strukturat ndonjëherë këtë.
Përderisa e përqafoi kreu i PD dhe mesazhi që ka dhënë kryetari ka qenë për gjithë strukturat. Do e mbështesim duke e lënë atë në mënyrën si do të bëjë fushatë.
Unë mendoj se ka qenë prurje e mirë ka patur entuziazëm, ndoshta janë zgjedhje individuale, nëse je i pavarur je pak i kushtëzuar që të mos i prishësh atij programin.
Pavarësisht se PD është në mbështetje të kësaj candidature.
Ne si opozitë po mbështesim kandidaturën e zotit Binaj. Humbja e tij smund të quhet humbje për opozitën. Ndërsa fitorja i atribuohet atij në vecanti dhe gjithë spektrit të opozitës.
Ka një lloj maskarade, hajdutërie ajo bashki, duhet të gjehej një kandidat që duhet të bashkonte gjithë opozitën, sepse duhet të fitohet Tirana. sepse kemi menduar se përtej vetes kemi menduar të marrim dhe votat përtej të djathtës, të majtët që nuk janë me PD por mendojnë si opozitarë.
Pavarësisht, se nuk ka test të PD, ai është kandidat i opozitës. Mbështetja ime është për Binaj.
BalkanWeb