Arrestohen dy shqiptarë nga autoritetet italiane/ Zbulohet arma e zjarrit në makinë, 37-vjeçari dëmtoi efektivët në përpjekje për t’u arratisur

Policia italiane ka ndaluar në Borgo Panigale të Italisë, dy shtetas shqiptarë 34 dhe 37 vjeç, të cilët iu gjetën brenda automjetit, një armë zjarri e vjedhur dhe municione.

Shqiptarët në momentin e ndalimit ishin në një makinë të tipit Volkswagen Golf, nga ku blutë italiane i gjetën 34-vjeçarit një armë zjarri, e cila rezultoi të ishte e vjedhur. Gjithashtu dhe një dritë dore, që e përdorte për të simuluar kontrolle të rreme policore.

Ndërkaq, ky i fundit është vënë në pranga dhe mbi të rëndojnë akuza e “posedimit të paligjshëm të armës së zjarrit”, “pranim i mallrave të vjedhura”, dhe mbajtje e pajisjeve të falsifikuara me simbole zyrtare”.

Nga ana tjetër, 37-vjeçari në momentin e ndalimit, ka tentuar t’i largohej autoriteteve me forcë. Gjatë përpjekjes së tij për t’u arratisur, ai plagosi disa policë dhe u dëmtoi automjetin e tyre.

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për “rezistencë ndaj arrestimit”, “dëmtim me dashje të pronës publike”, “dhunë ndaj efektivëve”.

Të dy personat janë në duart e drejtësisë italiane, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ata janë të përfshirë në aktivitete të tjera kriminale.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×