Detajet/ Ish-i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten. Gjatë dëshmisë kafshoi policen

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një e mitur tentoi vetëvrasje. mëson se 16-vjeçarja ka qenë e lidhur me personin që e akuzoi për përndjekje, që aktualisht është në burg.

Mësohet se vajza me personin që akuzon për përndjekje, Jetmir Llanaj, që ndodhet pas hekurave për një rast gjobëvënie, ka qenë në një lidhje, që e kishin ndërprerë pas arrestimit.
Me krijimin e një lidhjeje të re, vajza u përball me kërcënime dhe përndjekje nga ish-i dashuri i saj. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar që të vrasë veten, duke u dëmtuar me mjet prerës.

Teksa merrej në pyetje, vajza, në kushte të rënduara psikologjike, ka kafshuar punonjësen e policisë. Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×