Dhunë në familje në Lushnje/ Kanosi nusen e xhaxhait sepse i rrahu gjyshen, procedohet 46-vjeçari

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal për dy persona në Lushnje për një rast dhune në familje.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se një 46-vjeçar ka kanosur bashkëshorten e xhaxhait të tij, pasi kjo e fundit i kishte dhunuar gjyshen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×