E konfirmon FSHF, Dinamo dhe klubi tjetër i Superiores përfundojnë te shtëpia e Partizanit

Vora do e presë Dinamon të premten në orën 14:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar stadiumin “Arena e Demave” për këtë takim, që çel siparin e javës së tetë të Superiores.

Klubi i Vorës ndryshon kështu stadiumin ku organizon ndeshjet. Skuadra e Arjan Bellajt i kishte luajtur takimet e mëparshme si pritës në stadiumin e Laçit.

Në pritje të stadiumit të saj, Vora zhvendoset kështu tek “Arena e Demave”. Të dyja ekipet ndahen nga 1 pikë deri tani.

Dinamo e Ilir Dajës në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Vora ndjek. Ekipi i Bellajt ka qenë edhe surpriza e Superiores deri tani.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×