Një nënë, një grua, një bashkëshorte e cila prej vitesh jeton në Itali, rrëfehu sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” përbalë moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, një histori që ka tronditur thellë familjen e saj.
Në vitin 2017, mbesa e saj vetëm 14 vjeçe në atë kohë, denoncoi gjyshin, burrin e saj, duke e akuzuar për ngacmim seksual dhe veprime të turpshme. Gruaja shprehet se u bë arrestimi i tij, ndërsa shtoi se në sallë u mor parasysh vetëm dëshmia e adoleshentes.
Por sot, gjyshja kërkon të flasë publikisht. Ajo thotë se mbesa e saj gënjen, se ajo është një vajzë problematike, përdoruese droge dhe me sjellje të rënda. Sipas saj, prapa këtij denoncimi fshihen motive të errëta.
“Nuk e besoj kurrë këtë gjë. Ajo që në 95-ën ajo familje na ka shtypur me këmbë. Kam tre fëmijë. Kemi qenë në Tiranë. Kam pasur një punë me norma, ka pasur një punë të mirë në Tiranë. Pasi pësuam disfatë me firmat, ikëm nga Tirana. Ikëm në Itali te vajza, por na dëboi pas 1 muaj. E morëm dhëndrin në telefon dhe na tha; hajde se ka shtëpi dhe punë sa të duash. Shkuam brenda muajit, nisën nga problemet e tyre se kisha 4 veta me veta. Kur ikëm, ata na detyruan që të linim vajzën e dytë atje, që të mbante djalin e vajzës madhe. Ia lamë dhe u kthyem në Shqipëri. Vajza ndenji atje, ishte rreth 12 vjeçe, rriti nipin. Ajo e rrahu dhe dëboi nga shtëpia të motrën. Vajza iku te nipërit. Kur ikëm në Itali, burri im ka qëndruar te motra ime, dhe mbesa ime thotë; xhaxhi nuk më ka thënë kurrë një gjë. Gabim im ishte që mora mbesën në shtëpi. Mbesën nuk është se e rritëm ne, por ajo vazhdimisht vinte në shtëpinë time. Mbesa ime vidhte. Atje ku punoja unë, ajo vodhi 200 euro. Në moshën 9 vjeçe ajo nisi duhanin. Ia thonim vajzës tonë. Ajo ia fshinte burrit. Ajo c çfarë fjale i thoshte burrit tim, ma tregonte mua. Fajtorë janë prindërit. Ajo i dinte gjestet e së bijës. Ishte gati 11-12 vjeçe, kur e thirrën vajzën në shkollë dhe u bë problem. Kapa mbesën që do të fuste disa meshkuj në shtëpi. Vajza ime ka rrahur dhe nxjerrë jashtë vjehrrën e saj 70 e ca vjeçe. Vajza ime i shkonte një burri italian pas, ndërsa burri im mendonte se e bija ngacmohej nga italiani. Isha në Sarandë. Mbesa na vidhte nëpër çanta. E ka pranuar që vjedh, që pinte marijuanë. Kam qenë mashtruese, hajdute. Fëmija bën çfarë të dojë. Një psikologe ka thënë për mbesën; është shumë e zgjuar, ka trurin e një gruaje të rritur, trupin enjë fëmije. Ajo të linte dopio gjashtën në dorë. Ajo e lëvdonte shumë gjyshin e vetë, thoshte; ti më edukon gjyshi.”, tha ajo.
Duke u ndalur te akuzat, “Vajza lajmëroi dy motrat e tjera. Erdhën të treja në shtëpi. Ra zilja. Kur u ngjitën lart, i pyeta; Ça ka bërë vaki. Ajo e dyta, ulëriste; ca na ka bërë. E bija e kësaj tha, e ka prekur babai me dorë. Ika nga shtëpia, te një italiane. Ndërsa burri im kishte shkuar te mjeku i familjes dhe i rrëfen se nuk kishte asnjë faj. Më thirri mjeku i familjes dhe më tha; shiko burrin, mos u merr me jetën dhe rrëfimet e një fëmije. Mbesa tregoi se kishte qenë në shtëpinë kur e ka prekur gjyshi.”.
BalkanWeb