Pas përfundimit të javës së 7-të të sfidave të Kategorisë së Parë, teknikët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave.
Trajneri më i mirë është vlerësuar Samuel Nikaj i Burrelit, pas fitores 1-2 në transfertën e Fierit kundër Apolonisë.
Sakaq, formacioni i kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1 përbëhet nga:
Jurgen Mehidri i Korabit në portë. Vijën difensive e përbëjnë katër mbrojtësit: Vangjel Zguro (Pogradeci), Diamond Wallace (Korabi), Dwonfour (Skënderbeu), Amri Kallaku (Iliria).
Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Henrik Nerguti i Laçit dhe Donald Mëllugja i Burrelit.
Në mbështetje të sulmit janë tre lojtarët: Edmond Hoxha i Kastriotit, Migone i Besës dhe Olsi Myrta i Laçit.
Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Burrelit, Igli Rrapi.

BalkanWeb