Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë në “Arena Egnatia” pasditen e së shtunës, me sfidën që u mbyll në barazim pa gola. Të dyja ekipet, po mundoheshin të mos gabonin ndërkohë që për herë të parë pas më shumë se 5 vitesh, një sfidë mes tyre mbyllet në barazim pa gola.
Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Egnatias dhe Dinamos, ishte në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku ndeshja mbyllej në barazim 2-2, teksa në fund triumfonte Dinamo pas penalltive. Të dyja skuadrat, këtë sezon do të përballen edhe një herë tjetër jashtë kampionatit, pasi mes tyre do të diskutojnë trofeun e Superkupës së Shqipërisë.