Kryeministri Edi Rama, i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale që po zhvillohet në Londër, ka ndarë reflektime mbi luftën në Ukrainë, marrëdhënien personale me presidentin Zelensky, si dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen në Bashkimin Europian.
Rama tha se sa herë komunikon me presidentin Zelensky, reflekton mbi situatën dhe problemet që përjetojnë vendet e ndryshme.
“Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet ‘Si je?’, unë i them: kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime. Gjithçka është relative,” – tha Rama.
Duke komentuar mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë, kreu i qeverisë theksoi se vendi ndodhet në një moment përshpejtimi dhe stabiliteti që duhet vlerësuar më shumë nga qytetarët.
“Kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit, mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Jemi në një moment përshpejtimi të madh në rrugën drejt BE-së,” – deklaroi ai.
Edi Rama: Rendi i ri shumëpalësh sigurtisht që do të vijë. Unë uroj të mos vijë me çmimin e lartë të luftës së tretë botërore. Ka kaq shumë verbëri, kaq shumë fragmentarizim, kaq shumë provokim, kaq shumë urrejtje në këtë botë që asgjë nuk është e përjashtuar.
Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet si je , si po shkojnë gjërat. Unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime.
Kështu që gjithçka është relative. Sigurisht jemi bërë në mënyrë të tillë që kemi prirjen ta harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën. Por në fund të fundit mendoj se Shqipëria është në një pozitë të mirë. Tani jemi në një moment përshpejtimi shumë të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së.
BalkanWeb