“Mbi 90% e shqiptarëve i besojnë Europës dhe BE”, Rama: Europa po sillet shumë mirë me ne! U zgjua nga agresioni i Putinit dhe…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Chatham House në Londër, me temë diskutimi “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.

Edi Rama: Kemi sfida por siç ju thashë jemi në një periudhë kohe ku Europa po sillet shumë mirë me ne. E vështirë të bësh biseda pikante dhe rrezikut për të qenë I mërzitshëm është shumë i madh.

Por ajo që mund të them është që besoj se në këtë pikë në kohë ne po ecim më mirë se Europa.

Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim, jo vetëm unë po shumica e shqiptarëve. Mbi 90% e shqiptarëve i besojnë Europës dhe BE, për ne nuk është asgjë pos asaj që ishte për etërit themelues, që të jemi në pozitën të jemi të sigurt.

Për ne besim për anëtarësimin në BE është i patundur dhe besim i fortë. Qysh prej agresionit kundër Ukrainës falë Putitnit, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë se sa e rëndësishme është për ta marrë brenda por po bën më të mirën e mundshme për ta shpejtuar diçka të tillë.

Tashmë Europa është e tëra pro kësaj dhe me shpresë më së fundi do ta arrijmë këtë objektivë. Së paku do të kemi tejkaluar këtë pengesë të jashtëzakonshme midis nesh dhe vetes. Sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×