
Minatorët e minierës së Spaçit mbeten të vendosur për të vazhduar grevën e tyre. Ditën e djeshme, ata zhvilluan një takim konstruktiv me kryetarin e Bashkisë së Mirditës, i cili premtoi se do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës.
Sot, në orën 11:00, për herë të parë, përfaqësues të minatorëve dhe drejtues të kompanisë do të ulen përballë njëri-tjetrit në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Ministrja do të jetë e pranishme gjatë bisedimeve, duke luajtur rolin e negociatorit dhe ndërmjetësit mes palëve.
Një grup minatorësh nga Spaçi kanë mbërritur tashmë pranë Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër vijon protestën përpara minierës së bakrit në Spaç.
BalkanWeb
and then