Vendimi për ndeshjen e La Liga mes Villareal dhe Barcelona, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar shumë reagime.
Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit ka dalë hapur kundër, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kjo është një shkelje e qartë e rregullave të garës. Të gjitha ekipet nuk do të garojnë në të njëjtat kushte”, tha Carvajal. Sfida do mbahet në “Hard Rock Stadium” të Miamit.
BalkanWeb