“Në sallat e gjyqit bëhen ligje”, ish-deputeti zbulon çfarë po ndodh me “Sterilizimin”: Ilir Beqaj është në hetim për një çështje…

Ish-deputeti i PS Plarent Ndreca është shprehur me tone të ashpra ndaj disa rasteve të prokurorëve që tentojnë të shkelin kodin penal, duke bërë sic tha ai “ligjin” në sallat e gjyqit.

Ndreca tha se problemi në Shqipëri nuk është pavarësia e prokurorit por pavarësia që ata kërkojnë nga ligji.

Duke iu referuar një rasti konkret, ish-deputeti socialist preku çështjen e Sterilizimit ku sipas tij, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për një çështje të mbyllur.

“Çështja e sterilizimit është mbyllur 3 herë, nga prokuroria e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sot që flasim është hapur, nuk dihet si është hapur dhe sot është në gjyq ajo”, tha Ndreca.

Plarent Ndreca: nuk qëndron problemi te pavarësia e prokurorit. Ajo që po mungon check and balance. Nuk funksionon check-u i prokurorit. Ata kërkojnë dhe duhet të ketë pavarësinë e tij, por jo pavarësi nga ligji, por nga politika dhe nga ndërhyrjet e të tretëve.

Këta shumë e kuptojnë se është pavarësi nga ligji. Në sallat e gjyqit bëhen ligje. Po ju jap një rast konkret. Ke rastin e Ilir Beqajt sot është në hetim për një cështje të mbyllur dhe pa hapur nga gjykata. Ka ndryshuar kodi. Thotë një çështje penale nëse mbyllur duhet të hapet vetëm me vendim gjyqësor. Pra prokurori shkon në gjykatë thotë kam prova të reja dhe kërkon autorim për të hapur çështjen. Çështja e sterilizimit është mbyllur 3 herë, nga prokuroria e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sot që flasim është hapur, nuk dihet si është hapur dhe sot është në gjyq ajo.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×