Ish-arbitri Andrea De Marco, aktualisht pjesë e Shoqatës Italiane të Gjyqtarëve, ka folur së fundmi për penalltinë e fituar në fund nga Milani, në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Sipas De Marcos, VAR-i nuk duhet të kishte ndërhyrë, ndërsa Gimenez simuloi.
“VAR-i nuk duhej të ndërhynte. Në këtë rast, Marinelli e vlerësoi situatën në fushë në mënyrë korrekte. Kur intensiteti është kaq i vogël, duhet lënë në dorën e gjyqtarit ta bëjë vlerësimin. Në atë që është vendosur këtë sezon, nuk duhej dhënë penallti.
Gimenez e përdori shumë simulimin. Pretendoi sikur kishte marrë një goditje të rëndë.
Po studiohet që të ndëshkohen situata të tilla. Në fushë duhet të ketë respekt. Nga fundjava e ardhshme do të shihni ndëshkime për lojtarët që simulojnë kështu”, tha De Marco.
BalkanWeb