Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka ka deklaruar se Shqipëria ka bërë një hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit.
Sipas saj një gjë e tillë është theksuar në raportin e Komisionit të Venecias, ku janë përgëzuar autoritetet shqiptare për punën që kanë bërë për reformën kushtetuese për gjyqësorin.
“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit, kjo është theksuar në raportin e Venecias të 2016 dhe Venecia ka përgëzuar autoritetet shqiptare për punën që kanë bërë për reformën kushtetuese për gjyqësorin. Edhe për gatishmërinë për të marrë rekomandimet e opinioneve të ndërmjetësve. Kemi dialog të përhershëm me autoritetet shqiptare.Prania jonë tregon bashkëpunimin shumë të mirë që kemi me ju”, u shpreh ajo.
BalkanWeb