Qarkullonin me kokainë e kanabis në makinë/ Të rinjtë në Shëngjin tentojnë t’i shmangen kontrollit, përfundojnë në pranga

Policia e Lezhës gjatë kontrolleve në askin rrugor “Shëngjin-Kune”, ka arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe ka proceduar penalisht një 17-vjeçar, të cilët po qarkullonin me një automjet të tipit “Benz”.

Si fillim, blutë kanë kërkuar automjetin të ndalojë por të rinjtë tentuan të arratiseshin.

Uniformat blu të Lezhës më pas kanë  ndjekur shtetasit për disa minuta dhe në momentin e ndalimit kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit.

Brenda veturës u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, kokainë dhe armë të ftohta të llojit thikë dhe municione luftarakë.

Policia më pas ka vijuar me sekuestrimin e drogës dhe mjeteve të ftohta.

Ndërkaq, të rinjtë e arrestuar ishin shtetasit te identifikuar me iniciale M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×