Shëngjin/ Tentuan t’i arratiseshin policisë, arrestohen tre shtetas dhe procedohet një 17-vjeçar për posedim lënde narkotike dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë disa shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.
Blutë gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, kanë ndaluar një automjet i cili drejtohej nga një shtetas 17-vjeçar.

Brenda automjetit është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe kokainë. Gjithashtu, përpos lëndës narkotike janë sekuestruar edhe armët e ftohta dhe municioni luftarak.

Më pas uniformat blu i janë vënë në ndjekje mjetit të tipit “Benz” .
Policia ka ushtruar gjithashtu një kontroll në banesën e një nga shtetasve të identifikuar me iniciale P.G., ku iu gjetën dhe sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×