“Standarti në këtë vend është aq i lartë sa prokurori heton një anëtar të GJK”, ish-prokurori Bonjaku ironizon rastin e hetimit ndaj avokatit Ulian Bajrami

Ish-prokurori Florian Bonjaku, i ftuar në panelin e emisionit “Log.” në News24 ka folur për arrestimin e pazakontë të avokatit Ulian Barjami në Elbasan, pas përplasjes me prokurorinë Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore.

Bonjaku ka ironizuar sistemit të drejtësisë, duke u shprehur se Shqipëria ka një standart aq të lartë saqë një prokuror po heton një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe pa asnjë vendim gjykate është vënë në përgjim.

Ai ka nënvizuar faktin që sot e kësaj dite, nuk ka një vendim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përplasjen mes avokatit Bajrami dhe prokurorit Gjeci.

 

Florian Bonjaku: Në këtë vend kemi një standard, shumë të lartë, standart ku prokurori heton një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për më tepër pa vendim gjykate shkon në përgjimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sot e kësaj ditë nuk ka një vendimmarrje.

Kjo çështje vijon të jetë në hetim për aq kohë sa nuk ka një vendimmarrje të njoftuar nga Prokuroria e Posaçme se çfarë është bërë. Çështja vijon të jetë në hetim me çdo rregull.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×