Avokati Ledio Braho, i ftuar në Log shprehu shqetësimin për mënyrën si po kryhen hetimet në Shqipëri. Nisur nga rasti i avokatit Ulian Barjami në Elbasan i cili u arrestua në sallën e gjyqit për një konflikt që pati me prokurorin e çështjes, Braho tha se sekuestrimi i telefonit sot është bërë sot masive dhe kjo ndodh dhe për vepra nga më banalet.
“Në rastin e avokatit flagrante është sekuestrimi i telefonit. Gjithë fakti penal ndodh në sallë gjyqi debat mes palësh, oficerja i sekuestron telefonin. Pse I duhet telefoni? Ai as nuk e ka marrë në telefon prokurorin.
Kjo ndodh sepse është bërë masive që hetimet janë bërë fiction expedition. Pra ndalojmë x për vepra nga më banalet dhe i marrim telefonin. Aty do gjendet ndonjë bisedë”, tha avokat Ledio Braho.
Në këtë kontekst, moderatori Endri Xhafo tha se njerëzit po bëhen me hije duke e bërë ëhatsapin me fshirje të mesazheve 24 orë.
Ledio Braho: Në rastin e avokatit flagrante është sekuestrimi i telefonit. Gjithë fakti penal ndodh në sallë gjyqi debat mes palësh, oficerja i sekuestron telefonin. Pse i duhet telefoni? Ai as nuk e ka marrë në telefon prokurorin. Kjo ndodh sepse është bërë masive që hetimet janë bërë fiction expedition. Pra ndalojmë x për vepra nga më banalet dhe i marrim telefonin. Aty do gjendet ndonjë bisedë.
Ne bëjmë gjyqe me dosje ku janë 30 palë. Aty ka dhe biseda të palëve të tjera që marrin avokatët për ti studiuar. Telefoni është privat dhe ti sekuestrosh avokatit telefonin duhet të marrësh përfaqësues nga Dhoma e Avokatisë.
Endri Xhafo: Janë bërë njerëzit kaq me hije sa e kanë bërë ëhatsapin me fshirje të mesazheve 24 -orë
BalkanWeb