Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm të çështjes së Alqi Bllakos, i cili u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Bllako kërkoi nga Gjykata e Lartë lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm.
Vendimi i Gjykatës së Lartë
Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
***
Alqi Bllako u dënua në Apel për shpërdorim detyre me 4 vite burg, por që i zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
BalkanWeb