Biznesmeni Elman Abule, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Adule ku ka kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit të tij.
Biznesmeni është nën hetim për veprën penale të “Pastrimit të parave” dhe është i përfshirë në dosjen që lidhet me hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Tashmë gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.
BalkanWeb